Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 09:42 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë,

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, familja që banonte në banesë ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos