Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, ndërron jetë 28-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 22:22 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, ndërron

Një aksident i rëndë rrugor me një viktimë është regjistruar në aksin “Elbasan–Cërrik”.

Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari A. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, L. R., ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos