Aksident në Ishull Lezhë, përfundon në spital 24-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 18:18 | Kronikë

Aksident në Ishull Lezhë, përfundon në spital

Një kamionçinë me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 17:00 në Ishull Lezhë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos