Përmbyset traktori, humb jetën 71-vjeçari në Dushk të Lushnjës

Nga Çaku Tafa
11 Maj 2026, 08:59 | Kronikë

Përmbyset traktori, humb jetën 71-vjeçari në Dushk të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të hënës në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima, Riza Xhelo, është aksidentuar teksa po shkonte drejt tokave të tij me traktor. Mjeti bujqësor me të cilin lëvizte është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen, shkruan A2 CNN.

Në traktor ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos