Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Gramsh

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 20:54 | Kronikë

Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Gramshit. A2 CNN raporton se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.

Banorët shprehen se  kanë kërkuar disa herë që të vendosen polica të shtrirë për shkak se automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë aks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos