
Një 23-vjeçar nga Korça është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës me plagë të shkaktuara me mjete prerëse në bark, shkruan A2 CNN.
Burime nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk ka pranuar të japë detaje se kush e plagosi por gjithsesi uniformat blu kanë kuptuar se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm të tij dhe disa personave të tjerë.
I plagosuri po merr trajtim mjekësor ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rastin. (A2 Televizion)