Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, adoleshentët sherr me thika në vend të shkollës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
8 Mars 2024, 13:48 | Kronikë

Gjirokastra është tronditur, mëngjesin e kësaj të premte, nga një sherr masiv mes adoleshentëve, që ka përfunduar me plagosjen e një 15-vjeçari me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 shtatori të qytetit, në kohën kur adoleshentët, nxënës të vitit të parë të një shkolle të mesme duhej të ishin në mësim.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe ku mjeket janë optimist që me ndihmën e dhënë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka ndaluar autorin e kësaj plagosje, një tjetër 15-vjeçar, i cili në praninë edhe të psikologut ka dhënë sqarimet e para për këtë ngjarje. Sipas të dhënave, mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë 13-vjeçare dhe adoleshentët me sa duket kishin lënë takim për të sqaruar mosmarrëveshjet.

Në një linjë janë edhe dëshmitë e personave që janë ndodhur rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Sherre të tilla mes adoleshentëve në të njëjtën zonë janë një skenë e përsëritur në Gjirokastër, ku dëshmitarët shprehen se përdorin edhe lëndë narkotike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos