
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bathore.
Policia bën të ditur se rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Elvis Visha, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)
