Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Nga Igli Çelmeta
24 Prill 2026, 11:39 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes, shkruan A2.

35-vjeçari i plagosur me arme zjarri, banues në Kurbin, është paraqitur në spitalin e Traumës.

I dëmtuari është futur në sallë, pasi plagën e ka marrë në zonën e kupës së gjurit. Ambulanca e Kurbinit ka transportuar 35-vjeçarin menjëherë drejt Spitalit të Traumës, pa njoftuar Policinë e Lezhës.

Aktualisht, gjendja e të plagosurit paraqitet stabël, ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të identifikojë vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos