
Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun, ku flakët janë përhapur me ritme të shpejta drejt sipërfaqes me pisha. Terreni i mbuluar me bimësi të dendur ka favorizuar avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete dhe forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas raportimeve, zjarri ndodhet pranë disa strukturave akomoduese, mes tyre edhe hotele të zonës, ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e objekteve përreth. (A2 Televizion)