
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Policia njofton se një person ka plagosur me thikë në dorë një 37-vjeçar në lagjen 4 të këtij qyteti. I lënduari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
“Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)