Plagosje me thikë në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 08:37 | Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia njofton se një 48-vjeçar ka goditur me thikë një 55 vjeçar në vendin e quajtur “Nisharaku”.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos