Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për libanezin, ja akuza

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 10:48 | Kronikë

Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për libanezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen e vajzës së tij, 24 vjeçares Rayyan Alwan, raporton A2CNN.

Ai do të gjykohet për akuzën e "Vrasjes në rrethana cilësuese", vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

22-vjeçarja, Rayyan Alwai u gjet e vdekur në një apartament me qira ditore në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ajo ishte futur në Shqipëri nga Rinasi më 19 shkurt bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit ishte larguar pa të, më 22 shkurt 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos