Procedohen burrë e grua në Cërrik, dhunuan njëri-tjetrin pas konfliktit për fëmijët

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 12:39 | Kronikë

Procedohen burrë e grua në Cërrik, dhunuan njëri-tjetrin pas

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Cërrik, ku një konflikt familjar për fëmijët ka përfunduar me dhunë mes bashkëshortëve.

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Cërrikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për shtetasit M. H., 65 vjeç, dhe S. H., 61 vjeçe, bashkëshortë.

Sipas hetimeve paraprake, M. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij, ndërsa pas kësaj, bashkëshortja S. H., së bashku me djalin e tyre, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos