Protesta e opozitës, policia angazhon 1,500 efektivë në terren

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 16:03 | Kronikë

Protesta e opozitës, policia angazhon 1,500 efektivë në terren

Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00, shkruan A2 CNN.

Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, bën me dije se prani e shtuar e forcave të rendit do të ketë pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Parlamentin dhe ministritë.

Policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e situatës në çdo skenar të mundshëm, duke qenë se tubimi është paralajmëruar në formën e një marshimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos