Veliaj kërkon shfuqizimin e Ols Dados, Gjykata i “mbyll dyert” medias

Nga Armand Bajrami
8 Maj 2026, 14:32 | Kronikë

Veliaj kërkon shfuqizimin e Ols Dados, Gjykata i “mbyll dyert”

Mbahet sot seanca e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Administrative.

Veliaj kërkon shfuqizimin e Ols Dados si prokuror.

Në seancë janë të pranishëm edhe aktorët Rober Ndrenika dhe Gaz Paja.

Gjyqtari Hazbi Ballu ka vendosur që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllur, pa praninë e kamerave në sallë, siç kishte kërkuar kryebashkiaku, shkruan A2.

Gjyqtari Balliu theksoi se sa herë gjykata të shpallë vendime të ndërmjetme ose vendime perfundimtare, gjykata do t’i lejojë kamerat.

Veliaj tha: “I nderuar gjyqtar, ju falenderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqetësimi. Me vendimin e ndërmjetëm prisja të kishte transparencë, ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbronte gazetarët, të mbronte veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigjie se kush është caktuar para nesh, të gjithë duhet të kërkonim transparencë. Ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”.

Në këtë moment, Gjykata ndërpreu Veliajn dhe i kërkoi të qëndrojë brenda objektit të gjykimit.

Veliaj vijoi: “Kam mbi 15 muaj që jam në një realitet që nuk e imagjinoja. Kjo është situatë që përshkruhet ndoshta nga një penë si e Dostojevskit. Pas zgjedhjes time për herë të tretë si kryetar i Bashkisë Tiranë, jam gjendur në sulme të vazhdueshme. Unë vijoj dhe mbahem në paraburgim me kokëfortësi, është kontrolluar cdo aspekt i jetës sime. Mua më është bërë vetting. Jashtë çdo standarti normal proporcionaliteti. Kam shkuar me këmbët e mia në birucë. Kërkova kamerat live në këtë seancë, për trasparencë. Për dy vite u përdor çdo mekanizëm, politik, mediatik dhe juridik, për të më mbajtur në birucë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos