Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Nga Armand Bajrami
24 Tetor 2025, 12:44 | Kronikë

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës.

Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.

Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, shkruan A2CNN.

Koka ka mundur të fitojë liri të parakohshme për një nga dënimet dhe shuarje masë për tjetrin, i vetmi që e mban në qeli është dënimi me 6 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit, çështje që Gjykata e Lartë e ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos