Tjetër tragjedi në Durrës, turisti i huaj humb jetën me motor

Nga A2 CNN
3 Maj 2026, 18:26 | Kronikë

Tjetër tragjedi në Durrës, turisti i huaj humb jetën me

Kjo e dielë ka shënuar një bilanc tragjik të aksidenteve në qarkun e Durrësit.  

Një turist i huaj ka humbur jetën ndërkohë që po drejtonte motorin në zonën e Kepit të Rodonit. A2CNN mëson se bëhet fjalë për një shtetas koreano-jugor, i cili ka rënë nga lartësia.

Më herët një aksident me përmasa tragjike u regjistrua në zonën e ish-Kënetës, ku makina e drejtuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi përplasi tre fëmijë teksa po luanin në trotuar.

Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos