
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3,5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk. Ky shtetas rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali.
Nën sekuestro janë vendosur apartamente, garazh e njësi biznesi, shkruan A2.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, u sekuestruan në total 17 pasuri.
Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
Pasuria e llojit “Pemëtore” me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
Pasuria e llojit “Pemëtore”, me sip. 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2;
Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip.126.6m2 në zotërim të shtetasit A.L.;
Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip. 143.7m2; në zotërim të shtetasit A.L.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ 51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip.51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Garazh’ me sip. 202m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 51.61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’; dhe
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 220 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’. (A2 Televizion)
