Rrjeti i drogës pranë shkollave në Tiranë, porositë dërgoheshin me monopatina, taksi dhe motorë picash

Nga Igli Çelmeta
28 Shtator 2026, 14:37 | Kronikë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31 të arrestuarit si pjesë e grupeve që shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit edhe pranë shkollave.

31 të arrestuarit dhe 14 të shpallurit në kërkim vepronin në 8 zona të ndryshme të Tiranës, ku në çdo lokacion 4 persona merreshin me shpërndarjen e drogës. Për dokumentimin e aktivitetit kriminal, hetuesit kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe blerje të stimuluara pranë shkollave.

Policia arriti ti filmojë me dron, dorëzimin e dozave te dyert e shkollave, të miturve. Droga shpërndahej pranë shkollave “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Cajupi”, Ekonomiku professional, “Hoteleri Turizmi” dhe “Qemal Stafa”.

Për t'u kamufluar dhe shmangur policisë, shpërndarësit e drogës përdornin monopatinat, për të dërguar porositë. Përveç këtyre mjeteve lëvizëse që në letër janë të ndaluara, ata përdornin edhe motorët e picave dhe taksitë për të cuar drogën në destinacion.

Nga 52 urdhër-arreste me vendim gjykate, 31 u ekzekutuan, ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Sipas policisë si pjesë e të njëjtit hetim, janë arrestuar edhe 7 të tjerë më herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos