
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren.
Automjeti me drejtues F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një mjet tjetër. Për pasojë ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari, ndërsa u arrestua shoferi 47-vjeçar.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)