Seanca për masën e sigurisë së Metës, avokati Cakrani: Spekulim rreziku i intimidimit të dëshmitarëve

Nga Armand Bajrami
11 Maj 2026, 12:30 | Kronikë

Seanca për masën e sigurisë së Metës, avokati Cakrani:

Gjykata e Posaçme nis shqyrtimin e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë. Meta nuk është i pranishëm, por ndodhet avokati i tij. Ish-presidenti ka sjellë deklaratë ku thotë se do të jetë tek procesi në themel. Prezentë në sallë edhe Tedi Blushi, Flamur Noka e Bujar Leskaj.

“Nga 21 tetor 2024 e deri më sot, Meta, ish-president i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë rri në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Tashmë dosja ndodhet në fazën e gjykimit. “Arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kufizimet nuk mund të tejkalojnë parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, deklaroi në sallë avokati i tij Kujtim Cakrani.

Avokati i referohet edhe vendimit unifikues të 4 majit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mbi kriteret e caktimit të masës së sigurisë "arrest në burg".

“Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. GJKKO e justifikoi masën me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos