Shkrumbohet banesa e të moshuarit në Kolonjë

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 21:15 | Kronikë

Shkrumbohet banesa e të moshuarit në Kolonjë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e një 82-vjeçari në fshatin Sanjollas të Kolonjës. Sipas Policisë, i moshuari ka pësuar lëndime gjatë tentativës për shuarjen e flakëve. Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe  shuarjen e zjarrit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe  shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të rënies së zjarrit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos