Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën i moshuari i paralizuar

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 12:13 | Kronikë

Një i moshuar ka ndërruar jetën, mesditën e së mërkurës, në qytetin e Vlorës, për shkak të një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”, teksa zjarri përfshiu banesën e vjetër, e cila u shkrumbua menjëherë dhe për shkak të konstruksionit të saj me dru.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari që ndërroi jetë nuk mundi të largohej nga banesa pasi ishte i paralizuar.

Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një pajisje ngrohëse që mendohet se i moshuari kishte lënë ndezur.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe izoluan flakët, por nuk mundën të shpëtonin të moshuarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos