Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria Sarandë lëshon 12 masa sigurie për zyrtarë, biznesmenë e policë

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 14:32 | Kronikë

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria

Prokuroria Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi për punonjës të policisë, zyrtarë vendorë e biznesmenë të dyshuar për shpërdorim detyre e ndërtime të paligjshme, shkruan A2CNN. 

Ata akuzohen për vepra penale si “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vendimi për caktimin e masave të sigurimit u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit.

Aktualisht u ekzekutuan masat e sigurimit për 4 prej personave nën hetim, konkretisht:

•           B.T, me detyrë ish Shefi i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisatriatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer më shumë se një herë;

•           K.S, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;

•           K.SH, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;

•           A.P, pronar i Hotel “Oasis” ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’.

Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos