Shtyhet seanca për të bashkëpandehurit e Erion Veliajt

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 14:50 | Kronikë

Shtyhet seanca për të bashkëpandehurit e Erion Veliajt

Mosnjoftimi i të pandehurit Fation Baçi, efektivit të burgjeve, të akuzuar në dosjen "Veliaj", u bë shkak për dështimin e seancës ndaj të bashkëpandehurve të kryebashkiakut Erion Veliaj, që gjykohen veçmas tij.

Baçi është efektivi që i dha telefonin Veliajt teksa shkonte si i paraburgosur në gjykatë, ndërsa më vonë u arrestua edhe në lidhje me arratinë nga burgu i Durrësit të Altin Ndocit, shkruan A2 CNN.

Në seancë u relatua se Baçi ka fituar lirinë më 4 qershor nga Apeli i Tiranës dhe nuk ishte mundësuar njoftimi i tij për gjyqin.  Procesi ndaj Elman Abules dhe nëntë të bashkëpandehurve të Veliajt ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos