Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Perondi të Beratit.
Rreth orës 20:30, një 20-vjeçar, me inicialet Sh. D., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një 55-vjeçar, me inicialet A. B., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)