
SPAK aksion në Tiranë, kontrolle për call center-at e dyshuar për mashtrim pranë gjimnazit "Sami Frashëri".
Një operacion i ri i urdhëruar nga SPAK është duke u zhvilluar në Tiranë, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar mashtrues të call center-ave. Operacioni, në bashkëpunim me autoritetet franceze.
Burime bëjnë me dije se në terren ndodhen agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle në disa ambiente të ndryshme në kryeqytet.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa është shoqëruar një punonjës policie.
Gjate aksionit të SPAK për call center-at në Tiranë. AMP ka ndaluar një punonjës policie me urdhër të SPAK. Punonjësit të policisë së komisariatit nr.1 me iniciale A.B. i është bërë edhe kontroll banese.
(A2 Televizion)