Një hetim i nisur që në vitin 2022 për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz ka bërë që me kërkese të SPAK, Gjykata e Posaçme të firmosë 24 masa sigurie për pedagogë, drejtorë prokurimesh dhe specialistë të IT.
Masë sigurie arrest në burg është vendosur për 5 persona, e konkretisht Edmond Tërthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike, Mehmet Qoshja, specialist për fondet, si dhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia pasi rezulton se jeton jashtë vendit. Ndërsa për personat e tjerë policia ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme.
Për 10 persona të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi. Ndërsa 9 persona të tjerë është vendosur masë më e butë, ajo e detyrimit për paraqitje, mes tyre janë edhe dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton.
Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët dyshojnë se të 24 personat kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa procedura tenderimi, ata kanë kryer vepra penale duke firmosur anëtarë të KVO-së, praktika që gjithmonë kanë shpallur si fitues Pirro Zogun. (A2 Televizion)