"Surpriza" e SPAK, prova të reja për të pandehurit e  "SASPAC"

Nga Armand Bajrami
29 Prill 2026, 11:40 | Kronikë

"Surpriza" e SPAK, prova të reja për të pandehurit

SPAK ka paraqitur prova të reja në procesin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve të dosjes "SASPAC".

Në seancën e së mërkurës të shqyrtimit paraprak prokurorët kanë depozituar një zarf me prova të reja, raporton A2CNN. 

Sipas burimeve pranë GJKKO, provat e reja janë disa tabela në exel, të vlerësuara si të dhëna me interes për SPAK, të nxjerra nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Aldred Nikolla.

Në këtë dosje, Beqaj akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave "korrupsion", "shkelje barazie ne tendera" dhe "mashtrim", të kryera gjatë kohës që drejtonte SASPAC, agjenci shtetërore që menaxhonte fondet e BE në Shqipëri. Të bashkëpandehur me të janë edhe 10 persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos