Avokati i Veliajt lë gjyqin e tij për atë të kryebashkiakut

Nga Armand Bajrami
29 Prill 2026, 10:15 | Kronikë

Avokati i Veliajt lë gjyqin e tij për atë të kryebashkiakut

Mes procesit ku është i pandehur dhe atij ku është avokat i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca zgjodhi të dytin, raporton A2CNN.

Seanca e së mërkurës në GJKKO ku Ndreca gjykohet për "shkelje të barazisë ne tendera" u shty për më 19 maj.

Shkak i dështimit të seancës u bë mungesa e të pandehurit, i cili në të njëjtën kohë ishte paraqitur si përfaqësues i Veliajt në seancën në Apel.

Në sallë nuk ishte i pranishëm as avokati i Ndrecës. Kujtojmë që akuza ndaj Ndrecës lidhet me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve në vend, në kohën kur ai mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos