Plarent Ndreca në GJKKO për procesin ku është i pandehur, sot në Apel edhe si avokat i Veliajt

Nga Armand Bajrami
29 Prill 2026, 09:38 | Kronikë

Plarent Ndreca në GJKKO për procesin ku është i pandehur,

Plarent Ndreca ka mbërritur sot në GJKKO për procesin ku është marrë si i pandehur nga SPAK, raporton A2CNN.

Po sot, si avokat, ka edhe gjykimin në Apel për kryebashkiakun Erion Veliaj, kundër pezullimit të afateve të paraburgimit.

Kujtojmë që ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është marrë i pandehur për "shkelje të barazisë në tendera" në Gjykatën e Posaçme.

Akuza lidhet me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve në vend, në kohën kur ai mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos