Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 14:47 | Kronikë

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 12 milionë

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Pasuritë e sekuestruara i përkasin Kristi Qiricit alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemit. Kristi Qirici akuzohet si pjesë e grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

43-vjeçarit Kristi Qiricit, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK i janë sekuestruar dy hotele. Në mars të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve. Në pronësit të Kristo Qiricit, SPAK sekuestroi 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare, shkruan A2 CNN.

Ndërsa Adriatik Kalemit, i cili është në paraburgim për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar pasuri dhe një lokal në Sarandë, një apartament në Tiranë, dyqan dhe tokë arë 800 m². Në Rradhimë pasuri mbi 1 mijë metra katrorë dhe pasuri në Memaliaj. Gjithashtu i janë sekuestruar 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Adriatik Kalemi ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andrew Bode, i arrestuar bashkë me të më 28 Gusht, ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dy vite më pare në Selitë. Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij, i ekzekutuar më 21 korrik 2024 në një lokal në Memaliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos