Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave në fillim të vitit të kaluar pas tentativës për tu arratisur nga burgu i Fierit është transferuar në regjimin e posaçëm 41-Biss.
Së bashku me të do të kufizohen brenda burgut edhe tre bashkëpunëtorët që do e ndihmonin për të realizuar arratisjen, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin.
Martin Kapllani që gjendet në burg si i dyshuar për vjedhje, Geraldo Veizi po ashtu i dyshuar për vjedhje dhe Feti Kovaci u kapën në flagrancë nga policia e burgjeve së bashku me Hutrën.
Plani i tyre i arratisjes ishte hartuar prej kohësh dhe përfshinte prerjen e hekurave të qelisë me një tel si dhe çarçafët e përgatitur në forma litari që do të përdoreshin për të dalë nga dritarja e qelisë.
Gjatë kontrolleve nga punonjësit e sigurisë është zbuluar se në dhomën ku ishin të akomoduar 4 të paraburgosurit kishte nisur prerja e zgarës së dritares. (A2 Televizion)