Ngjarja e pazakontë në Fier, tentativa për të vjedhur në banesë, i kushton jetën

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
13 Prill 2026, 11:09 | Kronikë

Ngjarja e pazakontë në Fier, tentativa për të vjedhur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “8 shkurti” të Fierit, ku një person 47-vjeç ka mbetur i vdekur në tentativë për të vjedhur në një banesë.

Personi që humbi jetën është identifikuar si Ilir Zarka dhe është gjetur nga banorë të lagjes i ngecur në kornizën e xhamit të derës kryesore të banesës, ku me sa duket ka tentuar për t'u futur.

47-vjeçari është gjetur pa shenja jetë nga një komshi i të zotit të banesës, pasi ky i fundit prej një muaji ndodhej në Greqi tek familjarët e tij.

Vëllai i pronarit të banesës tregon ngjarjen që i kushtoi jetën 47-vjecarit Ilir Zarka.

Sakaq Policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkaqet zyrtare që e çuan 47-vjeçarin në humbjen e jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos