
Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeçar ra nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, shkruan A2.
Sipas policisë, i mituri gjendej në shtëpi me nënën e tij kur ka ndodhur incidenti tragjik.
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)