Aksidenti në aksin Milot-Morinë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 09:44 | Kronikë

Aksidenti në aksin Milot-Morinë, procedohet penalisht drejtuesi i

Një 22-vjeçar me banim në Pejë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi duke drejtuar makinën u përplas me automjetin me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, banues në Rrëshen. Si pasojë e aksidentit në aksin Milot-Morinë përfundoi në spital me dëmtime të lehta 48-vjeçari.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore Milot–Morinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi, duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Si pasojë e aksidentit, 48-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe, pas mjekimit në spital, është larguar në banesë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos