
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje.
Sipas organit të akuzës, më 7 qershor të këtij viti, Durrësi pas një konflikti dhe nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.
Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale "Vrasje me dashje", të mbetur në tentativë.
(A2 Televizion)