Tentoi të vriste gjyshin, kapet në tentativë për tu arratisur për në Greqi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 13:56 | Kronikë

Tentoi të vriste gjyshin, kapet në tentativë për tu

Policia e Kufirit në Korçë ka arrestuar një 35-vjeçar gjatë tentativës për t’u arratisur për në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim për një krim të rëndë në familje.

Sipas Bluve të Korçës, shtetasi i ndaluar 20 ditë më parë kishte tentuar të vriste gjyshin e tij, duke e goditur disa herë me thikë.

“Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.  Ndaj personit u ekzekutua urdhri i ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos