Tre ditë pas lajmit tronditës nga Vlora, ku një 14-vjeçari iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë dhe 130 fishekë në çantë, rasti është përsëritur sërish.
Këtë herë në Fier, edhe pse kemi të bëjmë me një pistoletë sportive, arma i është gjetur një të mituri, i cili është kontrolluar nga policia pasi udhëtonte si pasagjer në një automjet.
“U procedua penalisht një tjetër shtetas i mitur 17 vjeç, pasagjer në automjet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një send të ngjashëm me pistoletën sportive”, njofton policia.
Rasti regjistrohet në një kohë që ngjarjet e rënda me protagonistë adoleshentë janë shtuar frikshëm, duke ngritur alarmin për sigurinë në vend dhe në veçanti atë në shkolla e në mjediset që frekuentohen nga të miturit. (A2 Televizion)