Dosja "Veliaj", Abule kërkon që çështja t'i kalojë Gjykatës së Tiranës

Nga Armand Bajrami
3 Qershor 2026, 14:28 | Kronikë

Dosja "Veliaj", Abule kërkon që çështja t'i

Në seancën e së mërkurës ndaj 7 të pandehurve të dosjes "Veliaj", që gjykohen me kohë të shkurtuar, i pandehuri Elman Abule kërkoi kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Përmes avokates, Abule kërkoi shpalljen e moskompetencës nga Gjykata e Posaçme. Sipas mbrojtëses, referuar rrethanave të reja, pas veçimit të dosjes, gjykata kompetente për shqyrtimim e çështjes është ajo e Tiranës.

Prokurori Ols Dado kërkoi rrëzimin e kërkesës. Sipas tij, Gjykata e Posaçme është kompetente, shkruan A2.

Ndërkohë, pretenca e SPAK për të bashkëpandehurit e Veliajt është si më poshtë:

Fatmir Bektashi - 1 vit burg/8 muaj burg, pezullim pune interes publik.

Kontakt shpk. - 583 mijë lekë gjobë

Ina Goxhaj - 7 vit burg / 4 vjet e 8 muaj, pezullim - shërbim prove 5 vjet.

Elman Abule 7 vjet / 4 vjet e 8 muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos