Turisti nga Kosova lëndohet në Valbonë, ndihmohet nga policia e Tropojës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 19:40 | Kronikë

Turisti nga Kosova lëndohet në Valbonë, ndihmohet nga policia e

Policia në Tropojë i ka ardhur në ndihmë një shqiptari të Kosovës, i cili kishte mbetur i lënduar teksa eksploronte një zonë malore në Valbonë.

“Rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në fshatin Kukaj, Valbonë, shtetasi I. H., banues në Kosovë, duke eksploruar zonën ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën”, njofton policia.

Më tej bëhet me dije se turisti nga Kosova është lokalizuar në gjendje të vështirë pas dy orësh kërkimesh. Ai u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Tashmë ai ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos