U aksidentua për vdekje 2 ditë më parë, identifikohet viktima

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 09:31 | Kronikë

U aksidentua për vdekje 2 ditë më parë, identifikohet

Policia e Kukësit bën me dije se ka identifikuar personin që humbi jetën, dy ditë më parë, në afërsi të fshatit Gjegjan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se personi që humbi jetën është S. Y., 72 vjeç, banues në Kosovë, trupi i të cilit u tërhoq nga familjarët.

Më herët, për këtë aksident është arrestuar drejtuesi i mjetit, A. M.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos