U gjet e pajetë nga një kalimtar, 40-vjeçarja shqiptare kishte bërë denoncim për dhunë në familje

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 08:26 | Kronikë

U gjet e pajetë nga një kalimtar, 40-vjeçarja shqiptare kishte

Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Sipas informacioneve të para, shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Pista e hetimit është vrasja, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos