U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 17:10 | Kronikë

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian

Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua pak ditë më parë pas akuzave se kishte kërcënuar një prokuror në Gjykatën e Elbasanit, është liruar nga qelia.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se avokati është liruar me urdhër të prokurorit, pasi është vlerësuar se nuk ishin kushtet për dërgimin e tij në gjykatë për të caktuar masë sigurie.

Kujtojmë se avokati akuzohej për tre vepra penale, "kanosja për shkak të detyrës", "kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit" dhe "kanosja e gjyqtarit".

Ndërkohë Dhoma e Avokatisë, pas arrestimit të Bajramit, vendosi që të bojkotojë me 5 ditë seancat gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos