
Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtimin nga Tirana drejt qytetit, është rihapur për qarkullim.
Pas ndërhyrjes së punonjësve në terren dhe stabilizimit të skarpatës së dëmtuar, lëvizja e mjeteve mund të kryhet normalisht, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën e vendosur, shkruan A2 CNN.
Qarkullimi u ndërpre në këtë segment për shkak të shembjes së dherave si pasojë e shirave të rrëmbyer të rëndë gjatë ditëve të fundit. (A2 Televizion)
