U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjakrosën

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 17:01 | Kronikë

U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Ardit Gjakrosën, i ekstraduar 2 ditë më parë nga Gjermania.

Gjakrosa akuzohet nga SPAK për "sigurim kushtesh për të kryer vrasje".

29-vjeçari u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden.

Ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për disa vepra penale, mes të cilave edhe Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal””, njoftoi policia një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos