Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 12:52 | Kronikë

Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat,

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për të shmangur masat administrative për shkeljet e konstatuara.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve në terren, uniformat blu ndaluan tre automjete, drejtuesit e të cilave rezultuan me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e automjeteve tentuan të korruptonin policinë me shuma 4000, 2000 dhe 1000 lekë.

NJOFTIMI 

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit:

-D. H., 47 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur;

-M. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se posedonte certifikatë të kontrollit teknik të automjetit, me afat të përfunduar, si dhe se drejtonte automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e përcaktuar në lejen e drejtimit që posedonte;

-A. S., 23 vjeç, banues në Kosovë, i cili u konstatua duke përdorur celularin.

Për të shmanguar masat administrative, këta shtetas tentuan të korruptonin efektivët, duke ofruar përkatësisht 4000, 2000 dhe 1000 lekë.

Në vijim të veprimeve procedurale për të tre ka nisur procedimi penal, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon sërish, për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, si dhe iu garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos