Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pa ndryshuar masën "arrest në burg" të dhënë në mungesë ndaj Franklin Xhelajt, i ekstraduar pak ditë më parë nga Franca.
Xhelaj, i cili mban pseudonimin “Bebi”, po gjykohet në Apelin e Posaçëm për akuzën e "trafikut të narkotikëve", "grupit të strukturuar kriminal" dhe "veprave të kryera nga organizata kriminale".
Dy vite më parë, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të.
“Xhelaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.
Nga hetimet me metoda speciale, ai dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. (A2 Televizion)