Vodhi dyqanin e bulmetit në Pogradec, arrestohet 22-vjeçari

Nga Artin Halili
21 Maj 2026, 13:30 | Kronikë

Vodhi dyqanin e bulmetit në Pogradec, arrestohet 22-vjeçari

Policia ka arrestuar autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, në lagjen 3, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti duke vjedhur një sasi prej 200 mijë lekësh (të reja).

Komisariati i policisë Pogradec, nëpërmjet metodave speciale të hetimit, ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një 22-vjeçari duke e dokumentuar ngjarjen me prova ligjore, shkruan A2.

I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli, ndërsa është provuar që ky i fundit është autori i kësaj vjedhje.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e veprës penale të “vjedhjes” ndërsa vijojnë veprimet në prokurorinë e Korçës. Ky ishte rasti i dytë i vjedhjes brenda pak muajve në Pogradec ku në rastin e parë u vodh një argjendari dhe ranë në pranga 2 persona, ndërsa tashmë u arrestua dhe autori i vjedhjes së dyqanit të bulmetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos